Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Aksident fatal në aksin Tiranë-Elbasan, vdesin dy vajza

Kanë ndërruar jetë dy prej 4 vajzave të cilat mbetën të plagosura në aksidentin mes 5 makinave në dalje të tunelit të autostradës Tiranë- Elbasan. Vajzat ishin të moshave 22 dhe 23 vjeçare, ndërsa shoferi i makinës që shkaktoi aksidentin rezultoi të ishte në gjendje të dehur.

“Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës, mjeti tip “Benz”, dyshohet se ka goditur mjetin tip “Volkswagen”, ku udhëtonin 4 shtetase.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë bërë e mundur nxjerrjen nga mjeti të 4 shtetasve të cilit ishin të bllokuar, të cilat u transportuan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ku 2 shtetase si pasojë e palagëve të marra kanë ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e shkakut të aksidentit.“-njoftoi policia.

Ngjarja ndodhi këtë mbrëmje dhe pamjet e përcjella nga media tregojnë se makinat janë përplasur në shpejtësi të lartë mes tyre. Njëra prej 4 vajzave mbeti e bllokuar për rreth gjysëm ore në makinë derisa ndërhynë forcat zjarrfikëse të cilat sharruan makinën.

Ndërkohë dy vajzat e tjera ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...