Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë Kronika

Aksident trafiku në Mitrovicë, lëndohen katër persona

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Shupkovcë të Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti konfirmoi për Telegrafin se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 08:00, në rrugën nacionale në fshatin Shupkovcë, në aksident ishin të përfshira dy vetura ku si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë”, tha ai.

Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 42 aksidente trafiku, 21 prej tyre ishin me persona të lënduar.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...