Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Aksioni për kazinotë në Karaçevë, Veliu njofton ministrat: Mund të ketë vazhdim të aksionit

Në mbrëmjen e së premtes në Karaçevë të Kamenicës janë rrënuar kazinotë ilegale të cilat po ushtronin veprimtaritë e tyre.

Për aksionin në Karaçevë ku u arrestuan 35 persona, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka njoftuar kabinetin qeveritar.

Veliu para ministrave të Qeverisë Hoti tha se janë duke u bërë hetime në lidhje me rastin dhe se aksion si ky mund të ketë edhe në ditët në vijim.

“Në lidhje me këtë rast hetimet vazhdojnë ende dhe mund të ketë vazhdim të aksionit edhe në ditët në vijim”, tha Veliu.

Veliu tregoi edhe se në operacion kanë marrë pjesë 317 zyrtarë të ndryshëm policorë.

“Në operacion kanë marrë pjesë 317 zyrtarë të ndryshëm policorë nga njësitet e ndryshme nga drejtoria e kimive ekonomike, e trafikimit me qenie njerëzorë, feronzika, krime kibernetike, njësitë speciale, policët e rendit dhe zyrtarë të tjerë policorë”, tregoi Veliu në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Ndërsa, në aksion janë arrestuar 35 persona, ku prej tyre edhe 12 zyrtarë policorë të cilët dyshohen për kontrabandim me mallra dhe mundësim të qytetarëve për të ushtruar këtë veprimtari. Në këtë aksion u konfiskuan edhe 12 aparate dhe gjësende tjera të cilat shërbejnë si prova materiale.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...