Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Ali Ahmeti po humb mbështetjen e krahut ushtarak në BDI!

Shkup, 21 tetor, Zhurnal.mk – Hendeku në BDI po thellohet. Për herë të parë, lideri i BDI-së Ali Ahmeti nuk mori pjesë në akademinë përkujtimore me rastin e përkujtimit të komandantit të UÇK-së Isa Lika – Iliri. Burime në parti tregojnë se prania tradicionale dhe fjalimi nga Ahmeti në këtë ditë tek kompleksi përkujtimor i UÇK-së afër Arabati Baba në Tetovë u ndalua nga kushëriri i Isa Likës, Hazbi Lika shkruan Sloboden Pecat transmeton Zhurnal.mk

Burimet tona theksojnë se krahu ushtarak i partisë i udhëhequr nga Hazbi Lika për herë të parë në 13 vjet nuk e lejoi Ahmeti të merrte pjesë në përkujtimore.

Partia thotë se një gjë e tillë pritej, sepse nuk ishte sekret se marrëdhëniet midis Ahmetit dhe krahut ushtarak të udhëhequr nga Hazbi Lika janë të acaruara për shkak të bashkëpunimit të ngushtë të tij të parë me Artan Grubi dhe Bujar Osmani.

Përçarja në BDI filloi me shkarkimin e Hazbi Likës nga posti i zëvendës kryeministrit dhe shfuqizimin e sekretariatit për Marrëveshjen Kornizë.

Në akademinë përkujtimore ishin të pranishëm Hazbi Lika, Rafiz Aliti, Fazli Veliu, të cilët iu drejtuan të pranishmëve. Veliu, si një nga ish-shefat e UÇK-së, tha se Iliri kishin rënë për atdhe.

“Ky atdhe u përket të gjithë shqiptarëve, të cilët pritet që një ditë të bëhen një dhe i pandashëm,” tha Veliu.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...