Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Alternativa – Dega Tetovë: Dega është këtu, ndërsa ata që duan pushtet mungojnë

Tetovë, 19 tetor, Zhurnal.mk – Pas dorëheqjes së kryetarit të degës së Tetovës, sonte kishte mbledhja Kryesia e Degës së Alternativës në Tetovës, që ta konstatojë këtë dorëheqje, që – ndonëse nuk është dhënë në mënyrë procedurale – u miratua.

Me këtë rast Kryesia e Degës diskutoi edhe për zhvillimet e fundit në këtë organ të Alternativës dhe vuri në dukje se nuk bëhet fjalë për lëvizje që e dëmtojnë partinë, porse janë zhvendosje të figurave që edhe ashtu e kanë ditur se me reformat e filluara në parti nuk kanë pozicion të qëndrueshëm. Po ashtu Kryesia e Degës ishte unanime se, përveç tre personave që janë larguar, duke marrë libreza të partive në pushtet, nuk ka asnjë lëvizje tjetër dhe se “ideja vazhdon”, shkruan Gazetaexpress.com.

AlternAtivA – Dega Tetovë ka mirëkuptim të plotë për dorëheqjet e anëtarëve që kanë pritur pushtet dhe që në vend të kësaj kanë gjetur përkushtim dhe sakrificë.

Megjithatë, Dega e Tetovës vazhdon të mbetet unike duke iu përmbajtur qëndrimit të Kryetarit të Alternativës se “ata që kanë ardhur për interesa, sigurisht një ditë do të ndahen nga ne, ndërsa ata që kanë ardhur për t’i shërbyer idealit të partisë për mirëqenie dhe përfaqësim dinjitoz të shqiptarëve në vendin tonë, do ta vazhdojnë rrugën bashkë me ne”.

Sidoqoftë, AlternAtivA – Dega e Tetovës i falënderon të gjithë ata që kanë kontribuar deri më tash në këtë degë dhe u uron sukses në partitë e reja që tashmë i kanë zgjedhur.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...