Agjencia Zhurnal.KS
Arsimi dhe Shkenca Maqedoni

Alternativa kërkon që mësimi të fillojë nga janari 2021 dhe jo tani në tetor

Shkup, 10 shtator – Zhurnal.mk – Partia e Alternativës, sot përmes një konference për media, kanë kërkuar që procesi mësimor të fillojë nga janari i vitit të ardhshëm dhe jo nga 1 tetori ashtu siç ka vendosur Qeveria, informon Zhurnal.

Sipas tyre, tani nuk është koha e përshtatshme duke patur parasysh se tani pritet të vijë vala e re e pandemisë dhe kështu mund të rezikohet shëndeti i fëmijëve.

Nga Alternativa janë kundër mësimit online sepse siç thonë, ish ministri Ademi nuk ka zhvilluar asnjë platformë digjitale e cila do të ishte e suksesshme për organizimin e mësimit online.

Në vijim keni kërkesën e plotë të Alternativës:

Në ditët kur flitet për fillimin e vitit shkollor dhe tashmë kemi një shtyrje për më 1 tetor, AlternAtivA konsideron se as kjo datë nuk është e përshtatshme dhe prandaj propozon që mësimi të fillojë në fillim të janarit të vitit 2021.

Duke pasur parasysh se, sipas të gjitha parashikimeve, në vjeshtë pritet valë e re pandemisë së virusit COVID-19, çdo fillim i mësimit në atë kohë do të ishte një mundësi rreziku që fëmijët të infektohet dhe nëse kjo do të rezultonte me pasoja të padëshirueshme, kjo do të ishte fatale për gjithë shtetin.

Me këtë rast deklarojmë edhe se ne jemi kundër mësimit të a.q. online, sepse ish ministri i Arsimit dhe Shkencës dhe stafi i tij, përkundër hapësirës së mjaftueshme disamujore, nuk ka zhvilluar asnjë platformë digjitale, që do të ishte e suksesshme për organizimin e mësimit të tillë. Madje, nuk është aspak e tepërt nëse themi se edhe ajo pjesë e mësimdhënies që është realizuar online në gjysmëvjetorin e dytë të vitit të shkuar shkollor ka qenë gati se dështim i plotë.

Që të mos na përsëritet dështimi i të a.q. mësim online dhe që të mos kemi shqetësime më të mëdha me infektimin e nxënësve dhe, mos e dhashtë Zoti, me pasoja fatale, AlternAtivA propozon që mësimi të fillojë në janar të vitit 2021 (kur besojmë se do të përfundojë edhe vala e dytë e pandemisë) dhe të përfundojë në fund të qershorit, duke nënkuptuar praninë fizike të nxënësve dhe arsimtarëve. Natyrisht, kjo nënkupton edhe shkurtim, përshtatje dhe ngjeshje të programit mësimor, si dhe skrining të plotë të nxënësve dhe arsimtarëve nën organizim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Vërtet shëndeti është mbi të gjitha, por nuk guxojmë të jemi joseriozë edhe me edukimin e moshave të reja në shoqërinë tonë.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...