Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Ambasada amerikane për nënshkrimin e marrëveshjes në Prishtinë: Përmes projekteve të përbashkëta do të hapen mijëra vende pune për të rinjtë

Të hënën është nënshkruar marrëveshja në mes të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryeshefit ekzekutiv i Korporatës Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC), Adam Boehler.

I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit ishte edhe i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Këtë marrëveshje e ka përshëndetur edhe Ambasada amerikane në Prishtinë, duke thënë se përmes projekteve të përbashkëta do të hapen mijëra vend pune për të rinjtë, përcjell Telegrafi.

Sipas tyre, vizita e ditës së djeshme, të 14 anëtarëve nga gjashtë agjenci zhvillimore amerikane, është e jashtëzakonshme.

“Vizita e djeshme ishte vërtet e jashtëzakonshme. 14 anëtarë që përfaqësojnë gjashtë agjenci të USG vizituan Prishtinën për të nënvizuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës, popullit të saj dhe ndaj marrëveshjes historike për normalizim ekonomik e udhëhequr nga Shtëpia e Bardhë midis Kosovës dhe Serbisë. Lidhjet më të forta – përmes projekteve të përbashkëta të infrastrukturore, diversifikimit të energjisë, turizmit dhe bashkëpunimit të sektorit privat – do t’i nxis investimet dhe do të hap mijëra vende të punës për të rinjtë. Gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm, ne shpresojmë të punojmë me partnerët tanë në Qeverinë e Kosovës dhe sektorin privat për të zbatuar plotësisht angazhimet e bëra në marrëveshjen e Washingtonit”, njofton ambasada.

Ndryshe, delegacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po udhëhiqet nga kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Adam Boehler, i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, përfaqësues të USAID, kryetari i Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA. /Telegrafi/

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...