Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Ankesat e banorëve në Kombinat, Kryemadhi: Erjon Veliajn nuk e lejoj t’ju tjetërojë pronën

Kryetarja e LSI-Së Monika Kryemadhi në një takim që ka zhvilluar sot me banorët e Kombinatit është njohur me problematikën e këtyre banorëve që Bashkia e Tiranës do ti zhvendosë te ndërtesat në Vaqarr.

Ata thonë se nuk duan të lëvizin nga toka dhe trualli i tyre. Në mbështetje të tyre dhe në krah iu doli kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e cila premtoi se pronën e tyre nuk e tjetërson dot Erjon Veliaj.

Banori i Kombinatit: Nëse është në plan për t’u prishur të gjithë të marrin këtu, të ndërtohet këtu në këtë tokë. Kaq kërkojmë. Minimalisht këto tulla i kemi blerë me gjak. Të gjithë banorët këtu nuk e lejojnë një gjë të tillë, këtu kanë për të hasur rezistencë.

Kryemadhi: Unë e njoh mirë këtë zonë, historinë e saj edhe në atë kohë kemi pas diskutuar. Me zotin para jam e bindur që nuk ka për ta realizuar këtë plan. Unë jam besimtare shumë, sado që mundohemi të bëjmë politikë të madhe me hallet dhe problemet e njerëzve nuk bëhet politikë. Unë dua të them se garancia ime personale është të shikojmë nga ana ligjore, se pronën tuaj që e keni që në vitet’ 50 nuk e tjetërson dot Erjon Veliaj.

Banorja e Kombinatit: U bë një vit me këtë situatë këtu, askush nuk ka ardhur të na thotë se do shkoni në Vaqarr, as do rrini këtu. Bonus qeranë e marrim po si ta braktis unë pronën këtu ku jemi rritur nga familja?!

Kryemadhi: E para gjë që do bëjmë ne është një sqarim të situatës. Secili nga ju të rishikojë edhe njëherë dokumentet e pronësisë për të shkuar deri te padia, të mësojmë çfarë po ndodh me fondin. E kanë bërë në një komunë, me letra do ju japim 22 milionë ju thonë njerëzve dhe ti merr 5 milionë dhe shtëpinë nuk ua japin, i thonë e ke për 99 vjet. Pse mo çfarë jemi ne, si mund ta japësh pronën e babës me koncension?! Nuk do i lejojmë ata të tallen me ju! Pasi mbaruan punë me naftën, i keni parë ato gratë e shkreta ca po bëjnë në Ballsh s’kanë marrë 20 rroga, po duan të fusin fëmijët tani. E kuptoni? Barrikadë do ju bëhemi deri më 25 prill atyre! Nuk është çështje votash se atë e dini vetë ju, unë nga ana ime do i bëj letër institucioneve që në emër të kujt do i bëjë këto tjetërsime pronash ai?

Banori tjetër: Po këta tani, na marrin për budallenj neve?

Kryemadhi: Po u ndamë si zogjtë e korbit do na marrin për budallenj, po u bashkuam, po nuk i lejuam nuk kanë çfarë na bëjnë.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...