Agjencia Zhurnal.KS
Bota Maqedoni

Arabia Saudite nga nëntori do të lejojë kryerjen e umres për shtetasit e huaj

Arabia Saudite e cila për shkak të masave kundër Covid-19 për rreth 6 muaj kishte ndaluar vizitat për umre, ndërsa autoritete kanë njoftuar se nga 4 tetori do të rinis gradualisht pranimi i vizitorëve.

Sipas burimeve të Agjencisë së Lajmeve në Arabinë Saudite brenda Ministrisë së Brendshme, thuhet se fillimisht do të shfrytëzohen 30 për qind e kapacitetit të Mesxhid-i Haram-it (6.000 njerëz në ditë), por vetëm për persona vendas, ndërsa nga 18 tetori kapaciteti do të rritet në 75 për qind. Po të njëjtat burime theksojnë se nga nëntori do të pranohen edhe besimtarët nga vendet tjera për umre, në kuadër të së cilës Mesxhid-i Harami dhe Mesxhid-i Nebevi do të hapen për adhurim me kapacitet të plotë komfor masave kundër COVID-19.

Gjithsesi, shtetasit e huaj do të seleksionohen në bazë të pasqyrës epidemiologjike të Covid-19 në vendin amë.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...