Agjencia Zhurnal.KS
Kronika

Arrestohen tre persona, konfiskohet heroin

Në datën 23.03.2021 në orën 11.30 në udhëkryqin “Bogorodicë” në rrugën rajonale Gjevgjeli-Bogdancë, nëpunësit policorë nga Njësia për tregti të palejuar me drogë dhe armë dhe Stacioni policor-Gjevgjeli, janë privuar nga liria N.M.(33) dhe I.M.(48), të dy nga Gjevgjelia dhe Gj.T.(46) nga Bogdanci. Gjegjësisht, gjatë kontrollit tek N.M. dhe I.M. është zbuluar dhe konfiskuar heroin, i cili më parë është marrë në Bogdancë, ndërsa me urdhër të gjykatës, gjatë bastisjes së shtëpisë dhe hapësirave ndihmëse në Bogdancë, të cilat i shfrytëzon Gj.T., janë gjetur dhe konfiskuar heroinë, dy peshore digjitale me mbetje të heroinës, marihuanës, 37 fara Canabis Sativa, të holla për të cilat ekziston dyshim i bazuar se vijnë nga veprat e kryera penale, sende të ndryshme me mbetje heroini dhe mjete për përdorim të narkotikëve. Personat janë arrestuar në stacionin policor, ndërsa në koordinim me Prokurorin publik do të ngrihet parashtresë adekuate.

Postime të ngjashme

Arrestohet vozitësi në Mitrovicë i cili rrezikoi jetën e dy qytetarëve

S.B.

U kap duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 51-vjeçari në Shkodër. Kapet dhe një tjetër i shpallur në kërkim

S.B.

Paraburgim për shtetasit shqiptarë që kishin kryer vjedhje në Gostivar

S.B.

Dhuna në familje – pesë gra raportuan në Polici se u rrahën nga bashkëshortët e tyre

S.B.

5 muaj hetime/ Arrestohen shpërndarësit e kokainës

S.B.

Në rrugën Kërçovë – Ohër nga fillimi i vitit kanë ndodhur 15 aksidente

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...