Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Arsllani: Rasti me Jankullovskën është i komplikuar, bëni pak durim

Shkup, 22 shtator – Zhurnal.mk – Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut ende nuk ka dërguar në Gjykatën Penale procesverbalet për lëndën “Tanku”, ku është konfirmuar dënimi prej 4 vite e gjysmë për ish ministren e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska, informon Zhurnal.

Ushtruesi i detyrës i Gjykatës Supreme, Faik Arsllani, thotë se ende po punohet në këtë lëndë, gjegjësisht se bëhet fjalë për një rast paksa i komplikuar.

[aas_zone zone_id=”255196″]

“Ka më tepër mekanizma të jashtëzakonshme juridike dhe nevojitet një sqarim më të zgjeruar, e për këtë na duhet pak më tepër kohë. Duhet të jemi të durueshëm disa ditë”, thotë Arsllani.

Ndryshe para pak ditësh u refuzua ankesa e Jankullovskës dhe Gruevskit për dënimin në rastin “Tanku” dhe u konfirmua dënimi me burg prej 4 viteve për Jankullovskën dhe 2 vite për Gruevskin.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...