Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Autobusët do të vazhdojnë me orar të së shtunës, nuk ka shumë udhëtarë

Shkup, 17 shtator – Zhurnal.mk – Autobusët e NQP Shkup do të vazhdojë të qarkullojë me orar të së shtunës, përshkak numrit të vogël të udhëtarëve që e shfrytëzojn këtë mënyrë të transportit, informon Zhurnal.

Numër të madh të udhëtarëve sipas Shilegov, ka vetëm gjatë orëve kur njerëzit shkojnë në punë dhe kthehen nga puna. Ai thotë se do të ketë rregullisht autobusë në ato linja ku ka më tepër udhëtarë.

“Qarkullimi do të vijojë sipas orarit të së shtunës përshkak numrit të vogël të udhëtarëve të cilët shfrytëzojnë qarkullimin publik gjatë ditës. Vetëm në disa linja ka frekuencë të rritur të qytetarëve dhe atë vetëm në periudhat e mëngjesit kur ata shkojnë në punë. Përshkak pandemisë në periudha të caktuara kishim humbje ditore prej 55 mijë eurove të sistemit të përgjithshëm transportues. Për momentin, edhe me këtë orar të shkurtuar kemi humbje prej 32 mijë eurove. Duhet të bëjmë llogari edhe për gjendjen materiale të NQPsë por edhe për buxhetin e Qytetit të Shkupit, sepse prej atje transferohen paratë për humbjet e NQP-së”, thotë Shilegov.

Në të ardhmen, do të shihet nëse numri i udhëtarëve do të rritet apo jo, nëse ndodhë kjo, do të ketë edhe ritje të numrit të autobusëve në qarkullim.

Sa i përket shitjes së biletave, ai thotë se shitja e tyre ka rënë për 40 milion denarë.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...