Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

AZGJ-ja filloi ta shpërndajë fletushkën për të drejtat gjuhësore

Shkup, 10 shtator – Nëpunësit administrativë të Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ) prej sot filluan shpërndarjen e fletushkës për të drejtat themelore gjuhësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut e cila do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.

Qëllimi i publikimit dhe i shpërndarjes së kësaj fletushke është që qytetarët të njihen me të drejtat e tyre themelore gjuhësore. Kjo përmban informacione të mjaftueshme e të sakta, si dhe sqarohet se ku mund qytetarët ta përdorin gjuhën amtare në institucionet shtetërore.

Po ashtu qytetarëve u bëhet me dije se në çdo institucion publik apo komunal, ku më së paku 20% e qytetarëve e flasin gjuhën amtare, kanë të drejtë ligjore që ta përdorin atë dhe të drejtohen zyrtarisht.

Në këtë mënyrë AZGJ-ja po e afirmon dhe promovon këtë të drejtë themelore nëpërmjet fletushkave, doracakëve ose udhëzuesve të ndryshëm që i ka botuar deri tani.

https://www.facebook.com/apjazgj/posts/974364936359074

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...