Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Aziri: Qeveria dështoi me menaxhimin e pandemisë, nuk kishin asnjë plan

Shkup, 10 shtator, Zhurnal.mk – Elmi Haziri nga ASH-ja i ftuar në emisionin “Rruga drejt”, gjatë debatit mbi menaxhimin e pandemisë, tha se qeveria e asaj kohe, por edhe tani në mandatin e dytë nuk ka pasur dhe nuk ka një plan as shëndetësor dhe as ekonomik.

Ai kujtoi se gjatë pandemisë në muajt prill-maj qeveria nuk kishte asnjë plan, ajo u pa qartë kur merrte vendime brenda ditës dhe në mbrëmje mbyllte qytete të tëra, si në rastin e Kumanovës, ku më pas paniku dhe nevoja e popullatës për t’u furnizuar me ushqime e vështirësonte edhe më tej situatën.

Opinioni e di se në fazën fillestare të pandemisë kur qeveria merrte vendime “ad hoc” ku në orën 4 merrte vendime dhe në orën 7 mbyllte qytete të tëra dhe gjatë asaj periudhe kishte vërshime të popullatës për t’u furnizuar me ushqime. Kjo e vështirësonte edhe më tej situatën. Këta kanë qenë të pandjeshëm, sidomos në fazën fillestare qeveria ka qenë e goditur nga kriza dhe nuk kanë pasur asnjë plan ndërsa të tjerët informonin se pandemia do të vazhdojë gjatë, por këta, qeveria, nuk arrinte të përgatiste një plan menaxhimi- tha Aziri.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...