Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Babai i Agon Musliut e akuzon LVV-në për vdekjen e djalit të tij: Ata e dërguan në burgun e Albinit

Naim Musliu ka thënë se vdekja tragjike e djalit të tij, Agonit, në karantinën e Qendrës së Studentëve në Prishtinë, është vdekje politike. Duke raportuar në Komisionin parlamentar për menaxhimin e pandemisë COVID-19, ai ka hedhur akuza të rënda ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke e bërë partinë e Albin Kurtit përgjegjëse për rastin tragjik, të cilin disa herë e quajti edhe vrasje, raporton Gazeta Express.

Ai fillimisht ka drejtuar kritika të ashpra drejt kryetares së Komisionit, Mimoza Kusari-Lila, ndërsa Qendrës së Studentëve, që shërbeu si karantinë në kohën e rastit tragjik, shpeshherë iu referua si “burgu i Albinit”.

“Vdekja e djalit tim është vdekje politike. Vdekje politike. Pse e them këtë? Se kam fakte”, ka thënë ai, duke shtuar të gjithë akterët tjerë politikë e kishin kuptuar se djali i tij s’duhej të karantinohej, përveç LVV-së.

Babai i Agon Musliut ka insistuar shkaktar për karantinimin e djalit të tij ka qenë vetëm Lëvizja Vetëvendosje.

“Ky dërgim në burgun e Albinit është varë nga Vetëvendosje. Prandaj edhe s’po i them Qendra e Studentëve, por burgu i Albinit”, ka thënë ai. /Express/

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...