Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Bajraktarov: Krahas shëndetit fizik, të ruhet edhe ai mental

Shkup, 9 tetor, zhurnal.mk – Shëndeti mental është me rëndësi të madhe për funksionimin tonë të përditshëm dhe për cilësinë e jetës që e kemi. Të gjithë duhet aktivisht të përfshihen në përkrahjen e shëndetit mental te vetvetja, familjet e tyre, miqtë, kolegët, bashkësitë dhe të tentojmë që kujdesi dhe përkrahja të jenë të qasshëm për të gjithë, thotë në deklaratën me shkrim drejtori i Klinikës universitare për psikiatri dhe kryetar i Komisionit kombëtar për avancimin e shëndetit mental, doc. dr. Stojan Bajraktarov.

Gjatë disa muajve të fundit, thotë ai, bota aktivisht po lufton me përhapjen e Kovid-19 dhe ekspertët me mund po punojnë në gjetjen e zgjidhjeve për mbrojtje të shëndetit tonë fizik.

“Por ndryshimet të cilat po i shohim në këtë periudhë dhe sfidat me të cilat ballafaqohemi, ndikojnë jo vetëm në shëndetin tonë fizik, por edhe në shëndetin tonë mental. Kjo është temë e cila shpesh e lëmë anash dhe është e ndjekur me stigmatizëm të rritur dhe paragjykime. Është e niohur se miliona njerëz dhe familjet e tyre në botë vuajnë nga shëndeti i prishur mental dhe çrregullime mentale. Sot 10 tetori vetëm na përkujton që të investojmë në shëndetin mental në shtetin tonë”, thotë dr. Bajraktarov.

Ai potencoi se si ekspertë investojnë mund të konsiderueshëm në gjetjen e zgjidhjeve inovative në adresimin e problemeve mentale shëndetësore në këtë periudhë të vështirë.

“Gjatë disa viteve të fundit kemi bërë përparim të konsiderueshëm, me investime të mëdha, para së gjithash, në personelin mjekësor, por edhe në përmirësimin e kushteve për punë dhe mundësisë për trajtim, me përkrahje aktive nga Bashkimi Evropian, OBSH, UNICEF-i dhe institucione tjera të rëndësishme ndërkombëtare”, shton dr. Bajraktarov.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...