Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Basha: Partitë i krijon Rama/ Reagimi i kryetarit të PD edhe për forcat që po krijohen nga e djathta

Krijimin e partive te reja te spektrit te djathte ne prag te zgjedhjeve parlamentare Lulzim Basha nuk e sheh si përgjegjësi te tijen Kur pyetjet për kritikat e paraardhësit e tij se ka gabuar për përjashtim nga listat te Jozefina Topallit, Basha është i prere ne komente.

“Nuk ka asnjë parti te dale nga Partia Demokratike,  por ka vetëm parti te krijuara nga Edi Rama, por prape është i pashprese. Kjo tregon sesa i pashprese është”.

Ne zgjedhjet e 25 Prillit Lulzim Basha do te përballet jo vetëm me Partine Socialiste por edhe demokrat te larguar nga Partia Demokratike, te cilët kane krijuar subjektet e tyre politike. Me e fundit, qe nuk i është thare ende boja e regjistrimit është Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare e deputetit rebel Myslym Murrizi.  Rikthim ne Parlament kërkon edhe e bija e Azemit, Rudina Hajdari, e cila është ne fazën e mbledhjes se firmave.

Bamir Topi ish nënkryetar i Partisë Demokratike do te garoje ne logon e FRD-e se tij, ndërkohe një tjetër ish funksionar i larte demokrat, ish numri dy i partisë Demokratike Astrit Patozi do kërkoje te ndryshoje mendimin e shqiptareve me Bindjen e tij Demokratike. Spektrit te partive te djathta 6 muaj para zgjedhjeve pritet ti bashkohet edhe Lëvizja për Ndryshim e ish nënkryetares demokrate Jozefina Topalli, e cila pritet te zyrtarizoje te mërkurën  projektin e saj politik.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...