Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Basha: Rikthimi i rinisë në Shqipëri do të jetë prioritet kombëtar

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me nënat që kanë fëmijët në emigracion.

Pasi dëgjoi shqetësimet e  tyre, Basha theksoi se në qeverisjen e PD-së prioritet kombëtar do jetë rikthimi i rinisë në Shqipëri.

“Cila është arsyeja e largimit të të rinjve. Cili është shkaku i largimit të tyre. Mungesa e shpresës, mungesa e perspektivës, mungesa e vendeve të  punës. Kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur në krye të prioriteteve tona për qeverisjen e nesërme kthimin e shpresës te Shqipëria, me prioritet absolut të vendeve të  punës, dhe në veçanti punësimin e rinisë”, tha ai.

Më tej, Basha shtoi se detyra e qeverisë së ardhshme do të jetë që t’ua bëjë sa më të lehtë dhe sa më të pranueshëm rikthimin në vendin e tyre.

“Dhe ky është një  tjetër prioritet përsa i përket rinisë në veçanti dhe mbylljes së  kësaj plage të emigracionit. Qeveria e ardhshme do të ketë të njëjtën përgjegjësi siç silleni ju ndaj familjes. Qeveria e ardhshme do të sillet ndaj Shqipërisë me të njëjtën përgjegjësi siç sillen prindërit shqiptarë ndaj fëmijëve të tyre. Kjo duhet. Ju garantoj që do bëj gjithçka që jo vetëm të mos ju zhgënjej por të përmbush pritshmëritë tuaja, nënave, garave, motrave dhe baballarëve, prindërve tanë dhe ta fusim Shqipërinë shumë shpejt në një rrugë të shpresës së zhvillimit, në një rrugë punësimi për të gjithë e në radhë të parë për rininë”, u shpreh Basha.

“Kjo do t’i jap fund kësaj krize  dhe do nisë një cikël pozitiviteti për ta dhe për familjet e tyre, për ju dhe prindërit tanë, por dhe për shumë prej atyre që janë larguar, që t’u bëjmë të mundur rikthimin në vendin e tyre dhe të bashkohen me familjet e tyre”, tha ai./RTSH

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...