Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Bashkëpunimi në Mbrojtje midis Maqedonisë e Veriut dhe Sllovenisë po merr intensitet të ri si aleatë të NATO-s

Shkup, 25 shtator, zhurnal.mk – Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sekerinska sot ka realizuar takim me homologun e saj slloven, Matej Tonin i cili në kuadër të vizitës shtetërore të presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë.

Siç theksohet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes, Shekerinska e falënderoi Slloveninë për mbështetjen e saj në rrugën tonë drejt NATO-s dhe shprehu besimin se bashkëpunimi në mbrojtje midis dy vendeve do të marrë një intensitet të ri brenda Aleancës.

“Mbështetja e fortë e Sllovenisë në NATO dhe BE ishte një motiv i fortë për t’i intensifikuar përpjekjet tona për realizimin e qëllimeve strategjike. Tek unë, si ministre e Mbrojtjes, gjithmonë do të keni një bashkëbisedues dhe partner për bashkëpunim në fushën e trajnimeve dhe misioneve të përbashkëta”, tha ministrja Shekerinska.

Ministri slloven Tonin e përgëzoi Republikën e Maqedonisë së Veriut për sukseset e arritura me pranimin e saj në NATO dhe hapjen e rrugës për në BE dhe e ftoi Ministren për vizitë kthyese në Lubjanë.

Siç theksohet në kumtesë, të dy ministrat kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin më të ngushtë në Forcat Mjekësore Ballkanike dhe bashkimin e burimeve për misionet ndërkombëtare.

“Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia edhe si partnerë dhe tani si aleatë në Aleancë, kanë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm për mbrojtjen. Bashkëpunimi dypalësh i mbrojtjes filloi në vitin 1994, ndërsa nga viti 2004 çdo vit janë realizuar edhe Planet vjetore të bashkëpunimit të Mbrojtjes, të cilat përfshijnë një numër aktivitetesh në fushën e arsimit dhe edukimit, inteligjencës ushtarake, mbrojtjes ajrore, logjistikës dhe prokurimit publik dhe proceseve të planifikimit të Aleancës. Bashkëpunimi intensiv dypalësh reflektohet gjithashtu në fushën e bashkëpunimit rajonal, veçanërisht në lidhje me Nismën për Bashkëpunim të Ministrave të Mbrojtjes të EJL dhe Forcave Mjekësore Ballkanike”, theksohet në kumtesën e MM-së.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...