Agjencia Zhurnal.KS
Showbiz

Beatrix Ramosaj publikon video përmes së cilës apelon ndjekësit ta mbajnë maskën dhe të kenë sa më shumë kujdes ndaj virusit

Të gjithë vendet në botë e po ashtu edhe në trojet shqiptare janë akoma duke u përballur me virusin vdekjeprurës COVID-19.

Ndonëse po vazhdon të jetë i pranishëm, mesazhet e thirrjet nga personazhet publike nuk po mungojnë përmes rrjeteve sociale.

Një të tillë së fundmi e ka bërë edhe artistja Beatrix Ramosaj, e cila me anë të një videoje që ka ndarë në Instagram inkurajon ndjekësit të mbajnë sa më shumë maskën.

“Coronavirusi është një infeksion që nuk e kursen askënd, ndonëse mund të jemi të bindur se jemi të rinj dhe të shëndetshëm dhe nuk mund të dëmtohemi nga ky infeksion, ne prapë se prapë duhet të mbajmë maskën”.

Mbajeni maskën për të mbrojtur të moshuarit, të sëmurët kronikë, ata që janë më të ndjeshëm, doktorët, infermierët për të mbrojtur njëri-tjetrin sepse gjithë kemi diçka për të humbur. Ne gjithë e kemi fuqinë për të parandaluar coronavirusin, mbajeni maskën”, ka shkruar ajo.

https://www.instagram.com/p/CG0IMh3h5JJ/?utm_source=ig_web_copy_link

Beatrix në anën tjetër ka kohë që nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt të ri muzikor.

Postime të ngjashme

Motra e Dua Lipës, Rina bëhet imazh i fushatës së re reklamuese të pijes “Coca-Cola”

S.B.

Princi Harry me punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”

S.B.

Ka vdekur aktori George Segal

S.B.

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

S.B.

Kim Kardashian ndërton një qytezë në miniaturë në rezidencën e saj luksoze në Kaliforni

S.B.

Dua Lipa së shpejti do të sjellë një këngë të re, shpreson të mbajë turne në shtator

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...