Agjencia Zhurnal.KS
Showbiz

Bebe Rexha bëhet flokëkuqe, ndan me fansat transformimin drastik që e realizoi vet në kushte shtëpie

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, kohëve të fundit ka marrë vëmendjen e mediave lidhur me të rejat në jetën e saj private.

Ajo është duke shijuar lidhjen me regjisorin e filmave, Keyan Safyari.

Megjithëse ka munguar në aspektin e prurjeve të reja muzikore, Bebe Rexha po tregohet aktive për fansat përmes rrjeteve sociale.

Këngëtarja me origjinë shqiptare publikoi së fundmi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një video, ku tregoi ndryshimin e saj të ri drastik në pamje.

Ajo i ka lyer flokët e saj në të kuqe, duke marrë kështu një pamje krejt ndryshe nga ajo e zakonshmja.

https://www.instagram.com/p/CFxBFJTJ7wj/?utm_source=ig_web_copy_link

“Një version i ri i mi, çfarë mendoni?”, ka shkruar Rexha në mbishkrimin e videos.

Ndryshimi i saj është pëlqyer dhe komentuar shumë nga fansat, të cilët e kanë komplimentuar për thjeshtësinë dhe modestinë e saj.

Ngjyra e kuqe nuk mund t’i rrinte askujt më bukur se këngëtares me rrënjë shqiptare, referuar faktit se e kuqja është ngjyra e flamurit kombëtar, për të cilin 31-vjeçarja ka shprehur gjithmonë një simpati të veçantë.

Postime të ngjashme

Motra e Dua Lipës, Rina bëhet imazh i fushatës së re reklamuese të pijes “Coca-Cola”

S.B.

Princi Harry me punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”

S.B.

Ka vdekur aktori George Segal

S.B.

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

S.B.

Kim Kardashian ndërton një qytezë në miniaturë në rezidencën e saj luksoze në Kaliforni

S.B.

Dua Lipa së shpejti do të sjellë një këngë të re, shpreson të mbajë turne në shtator

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...