Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Besimi: Përmirësimi i sistemit të menaxhimit financiar, një nga përparësitë në kuadër të bashkëpunimin me BB

Shkup, 25 tetor – “Projekti për sistemin e integruar të informacionit të menaxhimit financiar, i cili do të mundësojë monitorimin e integruar të të hyrave dhe shpenzimeve nga planifikimi i tyre deri në implementimin e plotë, si dhe projektet për rrugët lokale, inovacionin dhe konkurrencën dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të komunave janë projektet prioritare që duhet të jenë realizuar brenda strategjisë katër vjeçare të partneritetit që Republika e Maqedonisë së Veriut ka me Bankën Botërore “, kështu u theksua në takimin midis Ministrit të financave, Fatmir Besimi dhe Zëvendës presidentit të Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Ana Bjerde, i cili u zhvillua në Takimet Vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore.

Në takimi u diskutua gjithashtu marrëveshjen që do të mundësojë zbatimin e Projektit të Menaxhimit të Emergjencave Covid-19, që u nënshkrua këtë javë. Në të njëjtën kohë, u diskutua projekti për modernizimin e bujqësisë, realizimi i të cilit do të mundësohet pas miratimit të Ligjit për huamarrjen, i cili është në procedurë parlamentare.

Në kuadër të takimeve vjetore, Ministri gjithashtu realizoi takim me Georgina Baker, Zëvendës president i Korporatës Ndërkombëtare të Financave (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore. Në bashkëpunim me IFC, disa projekte janë duke u zbatuar aktualisht, përfshirë projektin për Lidhjen e kompanive të Ballkanit Perëndimor në zinxhirin e vlerës së prodhimit. Projekti do të ndihmojë në krijimin e një platforme elektronike rajonale që do të lidhë NVM-të vendore me kompanitë lokale dhe globale, për të cilat po zhvillohet platforma. Projekti do të punojë në azhurnimin dhe thellimin e kapacitetit të ndërmarrjeve vendore.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...