Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Besnik Tahiri: S’jemi të përgatitur sa duhet për dialogun

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, ka thënë se lidhur me dialogun që po zhvillohet midis Kosovës dhe Serbisë në tentativën për ta përmbyllur procesin e normalizimit të plotë, pala kosovare nuk është e përgatitur sa duhet, njofton Insajderi.

Tahiri kështu ka deklaruar në Edicionin Special të Klan Kosovës, ku tutje ka shtuar se mund ta pësojnë, mirëpo nuk janë në fazën e dialogimit apo negocimit shumë aktiv.

“Nuk jemi të përgatitur sa duhet. Ne mund ta pësojmë, por s’jemi në këtë fazën e dialogimit apo negocimit shumë aktiv. Rritja e vigjilencës, rritja e aspektit studimor, d.m.th me u ulë dikush me e nxe karrigen, me i këqyrë elementet me shumë hollësi, s’ka. Ne nuk jemi ende në këtë fazë. A jemi të përgatitur institucionalisht, a jemi të përgatitur një si komb, çka ndodhë me Gjykatën Speciale? Është çështja e pandemisë – a i kemi rrogat për t’i dhënë deri në fund të vitit? Rreziku prej Serbisë ka përfunduar duhet të merremi me këto tema”, tha Tahiri.

Sikurse që tha Hoti gjatë fjalimit në Kuvend për nismën e Mini-Shengenit se do të kujdeset që Kosova të hyjë e barabartë – edhe Tahiri tha se këtu ka dallim mes Mini-Shengenit të mëparshëm dhe atij të Ëashingtonit.

“Ku dallon Mini-Shengeni në Ëashington? Kur janë ftuar apo kur është trajtuar Mini-Shengeni për Kosovën me iniciativën e Vuçiqit dallimi është që në Suboticë apo Novi Sad s’është ftuar Kosova, por ka qenë çështja që ta fusin Kosovën si një krahinë apo njësi e veçantë. Te Washingtoni dallimi është që aty ka qenë ulur Avdullah Hoti si kryeministër në mes Trumpit dhe presidentit Vuçiq. Dhe këtu e barazon peshën”, ka shtuar tutje ai.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...