Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Bisedimet me BE-në, Rot: Jam optimist se mund të nisin në fund të vitit

Berlin, 1 tetor – Ministri gjerman për Evropë, Mihael Rot, është optimist se RMV do të mund t’i fillojë bisedimet aderuese në fund të vitit. Në takim me zëvendëskryeministrin për euro-integrime, Nikolla Dimitrov, në Berlin, Rot ka siguruar se edhe në konkluzat e Këshillit për Punë të Përgjithshme është konstatuar se gjërat ecin si duhet, andaj pret që bisedimet në suaza të BE-së të përmbyllen me marrëveshje pozitive.  

“Me krenari them se planifikojmë të fillojmë me organizimin e konferencës së parë ndër-qeveritare dhe t’i fillojmë bisedimet me RMV-në.  Jemi optimistë se mund t’i fillojmë bisedimet përafërsisht para fundit të kryesimit tonë. Për momentin kemi diskutime të frytshme dhe pozitive me vendet tjera të BE-së, e cila duhet të përfundojë me marrëveshje në kuadër të kornizës për fillimin e negociatave.”,- tha ministri i shtetit për Evropë, Mihael Rot.  

Pas vendimit të KE-së të muajit mars, RMV pret edhe vendimin për fillimin e bisedimeve, ka deklaruar zëvendëskryeministri për euro-integrime, Nikola Dimitrov. Beson në fuqinë politike gjermane që kjo të ndodhë në muajin dhjetor.  

“Viti 2020, përskaj të gjitha sfidave, do të mbahet mend edhe si vit  kur RMV, partnerët dhe bashkëpunëtorët e saj kanë arsye pse të festojnë. Për mbyllje të suksesshme të vitit, pas vendimit të muajit mars, nevojitet edhe një vendim i rëndësishëm, i cili do të hapte rrugën drejt realizimit të qëllimit të dytë strategjik – anëtarësim të plotë në BE.”,- theksoi zëvendëskryeministri për euro-integrime, Nikolla Dimitrov.  

Bashkëbiseduesit në takim kanë theksuar rëndësinë e Procesit të Berlinit në kontekst të bashkëpunimit rajonal, si platformë e cila mund të kontribuojë për drejtimin e të gjitha iniciativave rajonale dhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe lidhjen e rajonit.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...