Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Bislimovski: Me uljen e TVSH-së për rrymën, do të përfitojnë edhe të pasurit

Shkup, 17 shtator, zhurnal.mk – Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) Marko Bislimovski, sot ka folur në lidhje me protestat dhe çmimin e energjisë elektrike në vend.

Ai tha se KRRE i mbështet të gjitha sindikatat dhe organizatat joqeveritare, të zgjidhen për mundësinë e subvencioneve për energji elektrike dhe në këtë mënyrë të përfitojnë qytetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ndërsa sa i përket uljes së TVSH-së për energjinë elektrike, ai tha se në këtë mënyrë do të përfitojnë edhe qytetarët të cilët nuk kanë probleme me faturat për rrymën.

“Nëse bëhet ulja e TVSH-së, në këtë mënyrë do të përfitojnë të gjithë konsumatorët, e jo vetëm të varfërit. Gjegjësisht, kështu do të përfitojnë edhe të pasurit të cilët realisht nuk kanë asnjë problem me pagesën e faturave për rrymën. Ndërsa siç e shihni, kemi edhe protesta në të cilat ka qytetarë të cilët kanë makina ekstrem të shtrenjta dhe mendoj se kjo kategori e qytetarëve nuk duhet të ketë asnjë përfitim”, tha Bislimovski.

Ai theksoi se në periudhën e ardhshme do të bisedojnë me Qeverinë për çmimin e energjisë elektrike, për të gjetur zgjidhje të pranuar nga të gjithë.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...