Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken përdori vizitën e tij të parë në Bruksel për të bërë presion ndaj Gjermanisë për të hequr dorë nga gazsjellësi ”Nord Stream 2” dhe për të kërcënuar për sanksione të reja kompanitë e përfshira.

”Blinken u takua shkurtimisht me homologun e tij gjerman, ministrin e Jashtëm Heiko Maas, në kuadër të bisedimeve të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel”, theksoi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price në një deklaratë.

“Blinken nënvizoi angazhimin e SHBA për të punuar me aleatët dhe partnerët për t’iu kundërvënë përpjekjeve ruse për të minuar sigurinë tonë kolektive dhe, në atë kuptim, nënvizoi kundërshtimin e SHBA ndaj gazsjellësit ”Nord Stream 2″, shtoi ai.

Ministria e Jashtme gjermane, në një postim nuk e përmendi ”Nord Stream 2”, por foli për “një dialog të shkëlqyer” mes palëve.

Në një konferencë shtypi përpara bisedimeve të NATO-s, Blinken theksoi se presidenti Joe Biden ishte “shumë i qartë se ai beson se gazsjellësi është një ide e keqe, e keqe për Europën, e keqe për SHBA”./atsh

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

Pfizer nis testimin e ilaçit për kurimin e Covid-19

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...