Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Boçvarski kërkon kuadër për përforcim të operativit për investime kapitale

Shkup, 17 shtator, zhurnal.mk – Ministri i ri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski sot bëri thirrje për përfshirje të inxhinierëve ndërtimorë dhe të trafikut, juristë dhe arkitektë, profesorë dhe ekspertë nga çdo fushë në vendosjen e sistemit i cili, siç tha në konferencë për shtyp, do të jetë truri dhe koordinatori i vërtetë i operativit për investime të fuqishme kapitale.

“Në këtë kohë të vështirë me krizën me kovid kur kemi implikime serioze mbi ekonominë, qëndrojmë fuqimisht të fokusuar në realizim të lartë të projekteve kapitale, me çfarë do të ndihmojmë për rimëkëmbjen e ekonomisë vendore përmes sektorit të ndërtimit”, tha në konferencën e parë për shtyp pas emërimit ministri Boçvarski.

Ndërtimi i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, sistemit të gazsjellësit, ujësjellësit dhe kanalizimit dhe projekte të tjera infrastrukturore, potencoi ai, janë jashtëzakonisht të rëndësishme për zhvillimin e shtetit dhe paraqesin motor më të fuqishëm të çdo ekonomie. Në këtë sektor, porositi Boçvarski, nuk duhet të ketë kurrfarë improvizimesh, sepse ato janë të palejueshme, ndërsa shumë shpesh kur do të ndodhin qytetarët i paguajnë shumëfish.

“Për këtë i hapim dyert e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për të gjithë qytetarët tanë, inxhinierëve ndërtimor[ dhe të trafikut, juristë dhe arkitektë, profesorë dhe ekspertë nga çdo fushë, me qëllim të vendosjes së sistemit i cili do të jetë truri dhe koordinatori i vërtetë i operativit për investime të fuqishme kapitale. Do t’i angazhoj të gjitha kapacitete administrative, do ta shfrytëzoj njohurinë tima dhe këmbëngulësinë me qëllim të vetëm të krijojmë sistem përmes të cilit do të ndërtohet infrastruktura moderne, për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm”, tha Boçvarski.

Investimet në infrastrukturë, sqaroi, i realizojmë përmes ndërtimit dhe rehabilitimit të mbi 250 kilometrave rrjet të autostradës, ndërtim të 300 kilometrave të rrugëve të shpejta, mbi 1.000 kilometrave rehabilitim të rrugëve rajonale dhe vetëm përmes Ministrisë së Transportit rehabilitim të rreth 450 kilometrave rrugë lokale.

“Në bashkëpunim me ministritë e tjera përmes programeve të ndryshme planifikohet ndërtimi i 500 kilometrave të reja të linjave të ujësjellësit dhe kanalizimit. Fokus dhe më tej mbetet ndërtimi i hekurudhës së Korridorit 8, e kemi konfirmuar dinamikën për ndërtimin e mbi 700 banesave sociale, ndërsa do të vendosim edhe linja të reja ajrore dhe projekte të tjera me të cilat do ta kthejmë ekonominë më nivelin e nevojshëm me çfarë do të mundësohet hapja e vendeve të reja të punës”, theksoi ministri Boçvarski.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...