Agjencia Zhurnal.KS
Sport

‘Bombë’ nga Italia, Lazio e Muriqit mund të përjashohet nga Serie A

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediet italiane, ku raportohet se Lazio, aty ku luan futbollisti kosovar Vedat Muriqi, rrezikon përjashtimin nga Seria A.

UEFA i ka ndaluar klubit lacial që të grumbullojë për ndeshjen e sotme në Ligën e Kampioneve, tre lojtarë, Thomas Strakosha, Ciro Immobile dhe Lucas Leiva.

Në testet e kryera javën e kaluar, UEFA zbuloi se këta tre futbollistë ishin pozitiv ndaj koronavirusit dhe nuk mund të luanin në LK.

Megjithatë pas testeve të kryer në Itali për ndeshjen me Torinon, Lazio njoftoi se tre futbollistët ishin negativ dhe i grumbulloi për ndeshjen e kampionatit, madje Immobile dhe Leiva u aktivizuan në ndeshje, ndërsa Strakosha ishte në stol.

Për këtë, Federata italiane duke parë UEFA-n që i ndaloi përsëri tre lojtarët të luajnë në Ligën e Kampionëve, ka nisur një hetim për Lazion, për tre lojtarët që u grumbulluan në fundjavë.

Në rast se rezulton që Lazio ka bërë ndonjë parregullsi për t’i pasur gati, atëherë dënimi për ta do jetë i madh. Sipas protokollit të caktuar dhe atyre që kanë firmosur klubet, skuadra italiane rrezikon nga zbritja e pikëve, te gjoba e majme dhe deri te përjashtimi nga kampionati. Do të ishte një goditje e rëndë, por Federata po vazhdon me hetimet.

Postime të ngjashme

Policia i merr në pyetje zyrtarët e Kombëtares për rastin Muric-Zhegrova

M O

Nedved, kategorik

M O

Zyrtare: Sami Sermaxhaj emërohet trajner i Drenicës

M O

Coutinho-Odegaard, projektohet shkëmbimi

M O

Sonte miqësorja Kosovë – Lituani

M O

Vetëm pesë lojtarë nuk janë në shitje te Juventusi

M O

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...