Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

Krijimi i një rrjeti të qendrave operacionale të sigurisë në të gjithë BE-në për të monitoruar dhe parashikuar sulmet kibernetike është një nga nismat kryesore të parashikuara nga konkluzionet mbi strategjinë e sigurisë kibernetike për dekadën 2020-2030 të miratuara nga Këshilli i BE-së.

Rekomandimet e përfshira në dokument përfshijnë gjithashtu krijimin e një njësie europiane të sigurisë kibernetike, zbatimin e infrastrukturës evropiane për 5G dhe krijimin e një grupi pune për spiunazhin kibernetik në strukturat e inteligjencës evropiane.

Strategjia, e paraqitur tashmë nga Komisioni dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE Josep Borrell, mbledh udhëzimet për mbrojtjen e qytetarëve dhe bizneseve të Bashkimit nga sulmet digjitale dhe promovon “krijimin e një hapësire kibernetike të sigurt dhe të lirë”.

“Siguria kibernetike është thelbësore për të ndërtuar një Europë digjitale, të gjelbër dhe elastike” lexohet në përfundimet e raportit që tregojnë gjithashtu “arritjen e autonomisë strategjike në fushën e sigurisë kibernetike me qëllim forcimin e udhëheqjes së Evropës në këtë fushë, atë digjitale”./atsh

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

Pfizer nis testimin e ilaçit për kurimin e Covid-19

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...