Agjencia Zhurnal.KS
Kuriozitete

Braziliania që bëri “surf” mbi dallgët 22 metra të larta

Maya Gabeira nga Brazili duket se ka përmirësuar aftësitë e saj në “surf”, duke arritur kështu të thyej rekordin e vetë për lundrim në dallgët më të larta që ndonjëherë ndonjë femër ka pasur guximin të notoj mbi dërrasë.

Ajo këtë rekord e vendosi në Portugali, kur edhe vendosi ta merr dërrasën dhe të bëjë “surf” mbi dallgët 22 metra të larta. Gjatë tentimit të saj të parë në vitin 2013, Gabriela kishte ther këmbën dhe për pak sa nuk ishte mbytur, transmeton Telegrafi.

E në vitin 2019 kishte thyer rekord si femra e parë që bën surf në Nazare të Portugalisë mbi dallgët 17 metra të larta, por prej asaj kohe duket se ajo nuk është ndalur duke u ushtruar për një sfidë të radhës.

Kësaj radhe ajo ia doli të thyej rekordin e saj dhe të qëndrojë mbi dallgë në 22 metra lartësi. Në përgjithësi ajo admirohet edhe më shumë nga meshkujt për guximin që e ka, dhe që asnjëherë nuk ka rezerva kur janë në pyetje dallgët e larta.

Postime të ngjashme

Zgjidhni një flutur dhe zbuloni anët e fshehura të personalitetit tuaj

S.B.

Nusja e bllokuar nga përmbytjet në Australi dërgohet me helikopter në dasmë

S.B.

Një “Rapunzel” në jetën reale, nuk i shkurtoi flokët për 17 vjet

admin

Ja si do të duket qyteti i parë në Mars!

admin

Inskenoi rrëmbimin për të mos shkuar në punë, nuk ia mori mendja se do t’i kushtojë shtrenjtë – policia në Arizona zbuloi të vërtetën

S.B.

Burri nuk arriti të hapte parashutën, instruktori e filmoi atë duke e shpëtuar

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...