Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Bullgari, mbajtja e maskës e detyrueshme në çdo ambient publik

Bullgaria vendosi të bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskës në hapësirat e jashtme duke nisur nga sot, në përpjekje për të frenuar valën e dytë të pandemisë së COVID-19, që ka vënë nën presion sistemin e brishtë mjekësor të vendit.

”Tashmë duhet të mbrohemi në tregje, stacione dhe stacione metrosh, rrugë dhe radhë pritjeje”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, përveç rasteve kur është i mundur respektimi i një distance prej një metër e gjysmë.

Qeveria nuk ka njoftuar kufizime të tjera, me qëllimin për të ulur ndikimin në jetën shoqërore dhe shëndetin mendor të bullgarëve.

Bullgaria, një vend me shtatë milionë banorë dhe më i varfëri në Bashkimin Europian, ka kaluar këtë javë pragun e 1 000 të vdekurve që prej shfaqjes së koronavirusit të ri, ndërsa numri i rasteve sa vjen e rritet.

Ministri i Shëndetësisë, Kostadin Anguelov ngriti alarmin për situatën e personelit shëndetësor.

“Ata janë të lodhur, një pjesë e madhe e tyre janë të kontaminuar, të sëmurë, disa janë në reanimacion. Ne kemi nevojë për ndihmë”, deklaroi ai në një konferencë shtypi./atsh

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...