Agjencia Zhurnal.KS
Ekonomi Maqedoni

Bytyqi: Gjatë kësaj fundjave do të dihet nëse dhe çfarë rebalanci do të ketë

Shkup, 23 shtator – Zhurnal.mk – Me siguri gjatë kësaj fundjave do të mund të përgjigjemi nëse është i nevojshëm huazim i ri ose jo. Në shtet nuk është problem niveli i huazimit, por problem nga e kaluara ishte nëse dhe ku do të shkojnë këto mjete, porositi sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.

“Nëse shkojnë për mbështetjen e ekonomisë, për qytetarët dhe vendet e punës vlerësoj se është legjitime të huazojmë aq sa është e nevojshme në këtë moment pasi vetëm në këtë mënyrë do ta tejkalojmë këtë moment dhe do të hyjmë në vitin 2021 shumë më të sigurt dhe më të gatshëm për t’u ballafaquar me çfarëdo sfide”, potencoi Bytyqi në përgjigjen e pyetjes pas nënshkrimit të marrëveshjes për ndihmë shtetërore me kompaninë “VIK Maqedoni”.

E përsëriti se tashmë jemi në fazën finale të përgatitjes së paketës së katërt të masave për t’i ndihmuar qytetarët dhe ekonominë për t’u ballafaquar me pasojat e krizës së koronavirusit.

“Në këtë moment jemi duke i finalizuar të gjitha përgatitjet e Buxhetit dhe me siguri të premten vonë do të kemi qëndrim të qartë që do të thotë kapacitet në këtë moment nga Buxheti për uljen e shpenzimeve dhe lirimin e një pjese të mjeteve për pakon e katërt. Atëherë do të mund të përgjigjemi se sa do të peshojë paketa ekonomike por edhe si në tre paketat e para do të peshojë aq sa ka nevojë ekonomia dhe çdo qytetar. Moment kyç do të jetë ruajtja e çdo vendi të punës”, potencoi Bytyqi.

Premtoi mbështetje për të gjithë ata që u nevojitet pa dallim nëse janë ekonomistë apo qytetarë ose për ndonjë mënyrë tjetër të ndihmesës që do ta bënte më të lehtë kalimin dhe përballjen me krizën ekonomike për shkak të pandemisë me Kovid-19.

I pyetur për koment për deklaratën e djeshme të liderit të BESËS, Billall Kasami se duhet të vihet dygjuhësia në të gjitha kompanitë pasi një numër i madh i shqiptarëve nuk e njohin gjuhën maqedonase, Bytyqi tha se sot po flasim për ekonominë konkurruese dhe biznesmenët konkurrues në pres konferencën me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes me VIK në tri gjuhë.

“Vlerësoj se kjo tregon se si një ekonomi mund të jetë konkurruese jo vetëm këtu por edhe më gjerë. Synojmë drejt një qasje në të cilën konkurrenca do të jetë një prej momenteve kyçe dhe mendoj se këtu duhet ta mbyllim diskutimin për këtë çështje”, theksoi Bytyqi

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...