Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Bytyqi – Nikollovski: Ndajmë vlera të njejta dhe bashkëpunimi do të jetë i begatshëm

Shkup, 2 shtator – Zhurnal.mk – Zv.kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, sot ka realizuar takim pune me zv.kryeministrin për luftë kundër korrupsionit, Ljupço Nikollovskin, informon Zhurnal.

Bytyqi bënë të ditur se bashkëpunimi mes dy kolegëve do të jetë i begatshëm dhe me suksese, sepse që të dy ndajnë vlera të njejta.

“Luftë pa kompromis kundër korrupsionit për përfitime të zhvillimit të ekonomisë, shoqërisë, cilësisë më të mirë të jetës së qytetarëve dhe një hap të përshpejtuar përpara me vlera që do të na sjellin një standard evropian të jetesës, këtu – në vendin tonë”, thotë Bytyqi pas takimit.

Bytyqi thotë se angazhimi dhe detyra e tyre e përbashkët do të jetë zhvillimi i qëndrueshëm përmes masave dhe aktiviteteve ekonomike.

“Sot u takuam me kolegun tim të dashur, zëvendëskryeministrin Ljupço Nikollovski, i cili është i dëshmuar në vendosmërinë e tij për disiplinë, parime në punë, barazi dhe mundësi të barabarta për të gjithë, më shumë se kushdo tjetër që unë njoh. Ne ndajmë vlera të njëjtat dhe e di që bashkëpunimi ynë do të jetë i suksesshëm dhe i begatshëm.

Luftë pa kompromis kundër korrupsionit për përfitime të zhvillimit të ekonomisë, shoqërisë, cilësisë më të mirë të jetës së qytetarëve dhe një hap të përshpejtuar përpara me vlera që do të na sjellin një standard evropian të jetesës, këtu – në vendin tonë. Kjo së bashku me fokusin në zhvillimin e qëndrueshëm përmes masave dhe aktiviteteve ekonomike do të jetë qëllimi, angazhimi dhe detyra jonë e përbashkët”, ka shkruar Bytyqi.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...