Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Carovska: Arsimi i mesëm dual është mundësi e mirë për punësim

Shkup, 22 tetor, zhurnal.mk – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska dhe përfaqësuesit e Odës ekonomike gjermane në Maqedoni, sot vizituan disa shkolla të mesme në Veles dhe Kavadar, ku realizohet mësimi dual sipas modelit gjerman,

Nga MASH thonë se këtë vit shkollor, arsimin dual e ndjekin gjithsej 220 nxënës, ndërsa prej tyre këtë vit janë regjistruar 85.

“Mësimi praktik (dual) është mënyrë e shkëlqyer që të rinjtë që nga arsimi i mesëm të drejtohen drejt profesioneve që kërkohen nga kompanitë, por edhe të dinë se çfarë do të thotë puna në kushte reale. Në këtë mënyrë sigurojmë më shumë punësim të të rinjve, të cilët e përfundojnë arsimin profesional”, tha Carovska.

Ndryshe, në programin për arsimin dual janë kyçur 7 shkolla nga 7 komuna dhe 12 kompani. Arsimi dual realizohet në Veles, Kavadar, Ohër, Manastir, Prilep, ndërsa nga ky vit edhe në Shkup dhe Tetovë.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...