Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Carovska: Me hapjen e kopshteve dhe nga 1 Tetori të shkollave, ka mundësi të ndryshohet fotografia epidemiologjike

Shkup, 17 shtator – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska sonte në emisionin “Vin Vin” në televizionin Telma, tha se pret që fotografia epidemiologjike të ndryshohet me hapjen e kopshteve për fëmijë, kthimin e prindërve në punë dhe fillimin e vitit shkollor më 1 tetor dhe nuk e përjashtoi mundësinë që në nëntor të ndryshohet një pjesë e vendimeve. Carovska potencoi se Qeveria me zgjuarsi e ndjek gjendjen me koronavirusin.

“Në çdo dy javë po rishqyrtohen dhe merren vendime. Shteti i ynë tregoi se din të ballafaqohet me situatën. I besoj Komisionit për sëmundje infektive. Sistemi i ynë nuk ishte i ngarkuar. Kjo më jep të drejtë të besoj se Komisioni merr vendime të mira”, tha Carovska.

Ajo potencoi se në shtetet, ku janë hapur shkollat për të gjithë fëmijët, janë mbyllur shpejtë për shkak të përkeqësimit të fotografisë epidemiologjike dhe është e kënaqur që skenari i tillë është shmangur te ne me hapjen graduale të institucioneve parashkollore dhe shkollore dhe zbatimin e modelit të kombinuar – prani fitzike dhe mësim onllajn.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...