Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Carovska në takim pune me organizatat qytetare për përfshirjen e tyre në reformat për arsim inkluziv dhe bashkëkohor

Shkup, 25 shtator – Organizatat qytetare janë dhe do të vazhdojnë në jenë partneri ynë i rëndësishëm në të gjitha proceset e rëndësishme në tërësi, mes të cilave edhe arsimi. Jam e bindur se pjesa më e madhe prej jush punojnë, apo janë të përfshirë në procese të ndryshme dhe krijim të politikave për përmirësim dhe avancim të arsimit dhe pres se do të gjejmë hapësirë për bashkëpunim të përbashkët.

Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, sot në takimin e punës me përfaqësues të mbi 30 organizatave qytetare me të cilët diskutoi për qëllimet e përbashkëta si dhe prioritetet dhe mundësitë për bashkëpunim në reformat në arsim.

Përfaqësuesit e organizatave qytetare, shtohet në kumtesën e MASH-it, paralajmëruan se kanë interesim për bashkëpunim me MASH-in në pjesën e zhvillimit të arsimit inkluziv, reformat në arsim, përfshirjen e të rinjve në reformat lidhur me mësimin cilësor dhe përmirësimin e standardit të të rinjve, si dhe në sigurimin e librave shkollor më cilësorë.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...