Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Carovska takim online me mbi 200 drejtorë të shkollave: Pandemia e përshpejton procesin e modernizimit të sistemit arsimor

Shkup, 29 shtator – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, sot kishte takim koordinues me mbi 200 drejtorë të shkollave fillore dhe shkollave të mesme në vend. Në takim u bisedua për të gjitha çështjet aktuale dhe për organizimin e fillimit të viti të ri shkollor në kushte pandemie.

Ministrja gjatë bisedës me drejtorët theksoi se pandemia nuk e përshpejtoi vetëm procesin e digjitalizimit dhe vendosjen e online platformës, por përshpejton të gjithë procesin e modernizimit të sistemit arsimor. Carovska theksoi se për herë të parë vendi jonë po krijon një sistem kaq të ndërlikuar jashtëzakonisht për një afat të shkurtër dhe se natyrisht do të ketë sfida të cilat së bashku do t′i tejkalojmë.

“ Platformën po e bëjmë jo vetëm për të tejkaluar gjendjen me KOVID, por për të qenë edhe një mbështetje edhe në të ardhmen në arsim. Sfida do të ketë, mirëpo gjëja më e rëndësishmja është që ne të tregojmë kujdes ndaj nxënësve dhe të fillojmë mësimin me një tetor” theksoi Carovska.

Koordinimi i rregullt i ministres me drejtorët vazhdon edhe gjatë periudhës së ardhshme, me qëllim të tejkalimit të sfidave si dhe të sigurojmë mësimdhënie të pandërprerë në kohë pandemie.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...