Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Cilët deputet nga përbërja e kaluar kanë kërkuar apanazhë, a do të transferohen në institucionet shtetërore?

Shkup, 21 tetor, zhurnal.mk – Më shumë se 1/3 nga përbërja e kaluar parlamentare do të merr apanazhë. Kompensim në vlerë të pagës së deputetit iu është miratuar 44 ish deputetëve. Ndërsa katër deputetët nga përbërja e kaluar shkojnë në pension, shkruan Zhurnal.

44 deputetëve nga përbërja e kaluar iu është miratuar kërkesa për apanazhë, kanë theksuar nga Parlamenti. Kjo është më shumë se 1/3 nga përbërja parlamentare e cila numëron 120 deputet. Ata do të marrin rroga nga shteti në vlerë prej pagës së deputetëve edhe për një vit.

4 deputetë edhe pse kanë kërkuar, iu është refuzuar kërkesa për apanazhë. Shërbimet parlamentare potencojnë se për deputetët Vlladanka Aviroviq, Liljana Popovska, Nexhbedin Kahremani dhe Samka Ibraimovski, Komisioni për zgjedhje dhe emërime ka vërtetuar se nuk mund ta arrijnë këtë të drejtë. Sipas ligjit për deputetët, të drejtë për apanazhë nuk mund të kenë kur deputeti i përmbushë kushtet për pension, nëse punësohet ose emërohet në funksion tjetër në bazë të cilës realizon të drejtën e pagës ose nëse vetë nuk kërkon të mos e shfrytëzon këtë të drejtë. Këto katër deputet kur iu ka përfunduar mandati vecmë kanë përmbushur kushte për pension, shkruan Zhurnal.

Mes deputetëve që do të marrin rrogë pas përfundimit të funksionit janë deputetët me stazh të gjatë si Amdi Bajram, i cili për së pari herë u bë deputet në vitin 1994, ndërsa ka pauzuar nga vendi i deputetit tre vjetë deri sa ishte në burg, pastaj Ilija Dimovski dhe Vlladimir Gjorçev nga VMRO-DPMNE dhe Xhevat Ademi nga BDI të cilët në ulësen e deputetit kanë kaluar 14 vite, pastaj Hari Llokvenec nga LSDM dhe Zoran Ilioski nga VMRO-DPMNE të cilët ishin deputet për dy mandate.

Apanazhë do të shfrytëzon edhe ish kryeparlamentari Trajko Veljanoski, i cili për së pari herë u bë deputet në vitin 2006, ndërsa nga viti 2008 deri në vitin 2016 ishte kryetar i Parlamentit. Në përbërjen parlamentare 2016-2020, Veljanoski ishte vetëm deputet. Në listën për apanazhë janë edhe ish deputetët e VMRO-DPMNE-së Johan Traçullovski, Emill Dimitriev i cili është edhe ish kryeministër, si dhe ish ministri i jashtëm Nikolla Popovski. Apanazhë do të marrin edhe deputetët e pavarur nga VMRO-DPMNE Elizabeta Kkançevska=Milevska, Nora Ismailoska-Starova, Kërsto Mukoski dhe Luben Arnaudov. Mes atyre që do të shfrytëzojnë apanazhë janë edhe Aleksandar Kiracovski nga LSDM.

Ndryshe, pasi që deputetëve të iu përfundon mandati, ata kanë afat prej 30 ditëve të vendosin nëse do të shkojnë në apanazhë ose do të kthehen në vendet e punës që kanë qenë para se të bëhen deputet. Një pjesë e madhe nga ata që kanë kërkuar apanazhë janë deputetë nga opozita, sepse vetëm një pjesë e vogël të deputetëve të kaluar të VMRO-DPMNE-së ishin caktuar në listën e deputetëve për zgjedhjet e 15 korrikut. Nga përbërja e kaluar deputetë u bënë Antionio Milloshoski, Nikolla Micevski, Dafina Stojanoska, Ane Lleshkoska, Zhaklina Peshevska dhe Bllagica Llaskova.

Komisioni Shtetërorë për Parandalimin e Korrupsionit ka realizuar një analizl për shfrytëzimin e të drejtës për apanazhë nga ana e funksionarëve. Analiza e KSHPK ka treguar se për apanazhë për katër vitet e kaluar janë paguar 1.8 milion euro. Nga viti 2014 deri në vitin 2018 të drejtën për apanazhë e kanë shfrytëzuar 107 funksionarë, prej tyre 78 kanë qenë nga Parlamenti, ndërsa 29 nga Qeveria. Prej këtyre 107, 100 para se të zgjidhen ose emërohen për funksionarë kanë qenë të punësuar, por pas përfundimit të mandatit të tyre ata nuk janë kthyer në vendet e punës së mëparshme por e kanë shfrytëzuar apanazhën.

Katica Nikollovska, anëtare e Komisionit për Antikorrupsion dhe autore e analizës thotë se do të kërkojnë ndryshime në ligjin lidhur me të drejtën e shfrytëzimit të apanazhës dhe në pjesën e lartësisë së kompensimit.

“Analiza tregon se të zgjedhurit dhe të emëruarit pas përfundimit të funksionit në të cilën janë zgjedhur, maksimalisht e shfrytëzojnë të drejtën për apanazhë, para se gjithash për shkak të kompensimit të lartë që marrin, ku sipas ligjeve është në lartësi të pagës mujore”, deklaroi Nikollovska.

Apanazha mujore për një ish deputet është 100 denarë brute, ose rreth 65 mijë neto. Nga 107 persona të cilat janë lëndë e analizës, 89 persona pas përfundimit të shfrytëzimit të apanazhës përsëri janë punësuar edhe atë 46 në institucione shtetërore, ndërsa 43 në sektorin privat. Derisa 18 persona pas përfundimit të apanazhit nuk janë punësuar. 7 nga deputetët janë kthyer në vendet e punës ku kanë punuar para se të bëhen deputet, por pasi e kanë shfrytëzuar të drejtën një vjeçare të apanazhës.

Nga Antikorrupsioni theksuan se 12 deputet nga përbërja e kaluar nuk kanë sjell lista anketuese, ndërsa 6 prej tyre këtë e kanë bërë me vonesë, pas të cilëve do të ngritet procedurë kundërvajtëse.

Kryeministri Zoran Zaev kohë më parë ka theksuar se ish deputetëve do të iu ofrohet të angazhohen në institucionet shtetërore, që të shfrytëzohet eksperienca e tyre dhe ekspertiza, dhe të mos marrin apanazhë.

“Besojë më shumë nga 50-60% nga këta apanazhe menjëherë do të bien sepse pasojnë angazhimen vijuese”, tha Zaev.

Pas zgjedhjeve fundit parlamentare u aktualizua edhe një ndryshim i mundshëm në ligjin për paga dhe shtesa tjera, por ajo, siç sqaroi kryeministri Zaev, nuk mund të vlejë në mënyrë retroaktive.

Përbërja e nëntë parlamentare me mandat 2016-2020 u shpërbë në mes të muajit shkurt që të mbahen zgjedhjet që ishin planifikuar më 12 prill. Por për shkak të pandemisë me koronavirusin ato zgjedhje u prolonguan dhe u mbajtën më 15 korrik. Parlamenti i ri i konstituua më 1 shtator.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...