Agjencia Zhurnal.KS
Sport

Conte: Nuk duhet të bëjmë krahasime me sezonin e kaluar

Antonio Conte konsideron se barazimi i Interit (2-2) me Borussia Monchengladbachun nuk duhet krahasuar me fillimin e keq të Ligës së Kampionëve në sezonin e kaluar.

Në edicionin e kaluar, Nerazzurrët luajtën baras në shtëpi kundër Slavia Prague dhe asnjëherë nuk arritën që të riktheheshin duke përfunduar të tretët në grup.

“Nuk mund ta krahasojmë këtë ndeshje me barazimin e sezonit të kaluar ndaj Slavia Prague. Asokohe ishte rrëshqitje, ndërsa këtu luajtëm mirë ndaj një skuadre me shumë potencial që ka cilësi taktike dhe fizike”.

“Është e qartë se mund të përmirësohemi në disa situata ku bëhen gabimet dhe duhet të punojmë për t’i eliminuar”.

“Duhet të përqendrohemi që të japim më të mirën në fushë. Kjo është ajo që duhet të bëjmë të gjithë”, ka thënë Conte për Sky Sport Italia.

Postime të ngjashme

Policia i merr në pyetje zyrtarët e Kombëtares për rastin Muric-Zhegrova

M O

Nedved, kategorik

M O

Zyrtare: Sami Sermaxhaj emërohet trajner i Drenicës

M O

Coutinho-Odegaard, projektohet shkëmbimi

M O

Sonte miqësorja Kosovë – Lituani

M O

Vetëm pesë lojtarë nuk janë në shitje te Juventusi

M O

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...