Agjencia Zhurnal.KS
Bota

COVID-19, Greqia mbyll dy qendra që u shërbejnë emigrantëve

Autoritetet greke njoftuan mbylljen e dy qendrave që u shërbejnë emigrantëve të huaj në kryeqytetin grek Athinë pas rasteve të shtuara të infektimit me COVID-19 tek punonjësit e këtyre qendrave.

Sipas autoriteteve mbyllja do të jetë e përkohshme gjatë gjithë kësaj jave deri në daljen e rezultateve të analizave për punonjësit e tjerë. Qendrat e shërbimit ndaj të huajve përballojnë aktualisht një numër të lartë kërkesash të emigranëtve shqiptarë që kërkojnë ripërtëritjen e lejeve të qëndrimit.

Që pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit në mars dhe masave izoluese shumë emigrantëve shqiptarë që punojnë e jetojnë prej vitesh në Greqi u ka përfunduar afati i lejeqëndrimeve dhe e kanë të pamundur ripërtëritjen e tyre. Autoritetet greke janë detyruar të shtyjnë afatet e vlefshmërisë pasi me lejet e qëndrimit lidhen edhe një seri përfitimesh sociale të emigrantëve.

Mbyllja e qendrave pason vështirësitë që emigrantët shqiptarë vijojnë të ndeshin në Greqi edhe në pajisjen me pasaportat shqiptare. Selitë konsullore shqiptare në Greqi e kanë të pamundur t`i përgjigjen ritmit të lartë të kërkesave për pajisjen me pasaporta shqiptare, ndërsa emigrantët shqiptarë e kanë të pamundur të udhëtojnë në Shqipëri për marrjen e dokumenteve të reja të identitetit prej kufizimeve të lëvizjes në kufi.

Autoritetet greke lejojnë të hyjnë në territorin grek në ditë vetëm 750 shtetas nga Kakavija dhe 300 shtetas nga Kapshtica, ndërsa në kufi kërkohet analiza e kryer për COVID-19 që tregon se personi ka rezuktuar të jetë negativ./VoA

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...