Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Covid-19, i rrezikshëm për të sëmurët e zemrës

Shkup, 26 shtator – Në Maqedoni në dekadën e fundit ka ulje të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare. Kjo u bë e ditur nga Instituti i Shëndetit Publik në Ditën Botërore të zemrës. Sipas mjekëve, ulja është si rezultat i masave të rritura për parandalimin e këtyre sëmundjeve.

“Për të pasur shëndet më të mirë dhe të ruajtur, çdo qytetar duhet t’i kushtojë vëmendje mënyrës së jetesës, duke filluar nga dieta, lëvizja, aktiviteti fizik dhe të mos pijë duhan”, deklaroi Shaban Memeti, Drejtor i ISHP.

Mesazhi që u dërgua nga shënimi në Parkun e Qytetit në Shkup është se pasojat e Covid-19 në një formë më të rëndë manifestohen tek njerëzit me sëmundje shoqëruese, para së gjithash te ata me probleme të zemrës.

Sipas Dimitar Mitev nga OJQ “E ardhmja e shëndetshme”, shënimi i sotëm i Ditës Botërore është në kushte specifike, duke i porositur qytetarët të respektojnë rekomandimet e autoriteteve shëndetësore”.

“Shoqata Ardhmëri e Shëndetshme ndjek rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, veçanërisht Ministrisë së Shëndetësisë, dhe ne i zbatojmë plotësisht ato”, tha Dimitar Mitev – Shoqata “E Ardhmja e Shëndetshme”.

Nga shoqata “Zemra e guximshme” gjithashtu iu referuan edhe kthimit në punë të të sëmurëve kronikë dhe personave me sëmundje kardiovaskulare.

“Deri te ne si shoqatë nuk ka arritur ndonjë porosi ose ankesë. E dimë që ka njerëz të sëmurë kronikë që kanë nevojë të qëndrojnë në shtëpi, por edhe njerëz të sëmurë kronikë që duhet të paraqiten në punë dhe që nuk janë aq të rëndë”, u shpreh Dragan Todorovski – Kryetar i Shoqatës “Zemra e guximshme”.

Në organizimin e Institutit të Shëndetit Publik, në parkun e qytetit, qytetarët morën kontrollime parandaluese falas si matja e tensionit, sheqerit në gjak dhe kolesterolit dhe peshës trupore.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...