Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Covid-19 në Australi/ Pas gati 4 muajsh Melburni del nga izolimi

Australia njoftoi të hënën se qyteti i saj i dytë më i madh, Melburni, do të dalë nga izolimi për shkak të koronavirusit, pas gati katër muajsh. Kryeministri i shtetit Viktoria, Daniel Andrews, tha se nga mesnata e 27 tetorit, të gjitha dyqanet, restorantet, kafenetë dhe baret do të lejohen të hapen, pasi, të hënën, nuk u regjistrua asnjë rast i ri apo viktimë me koronavirus.

Nga 9 nëntori, ndërkaq, banorët e Melburnit nuk do të kufizohen më të udhëtojnë vetëm brenda 25 kilometrave nga shtëpitë e tyre. Ata gjithashtu do të lejohen të udhëtojnë nga qyteti në pjesë të tjera të Viktorias. Melburni ka qenë nën masa të rrepta izolimi që nga fillimi i korrikut. Qeveria e shtetit është akuzuar për shkaktimin e dëmeve të panevojshme ekonomike, duke mos i lehtësuar kufizimet më parë.

Hera e fundit kur Viktoria ka regjistruar një periudhë 24-orëshe pa asnjë rast të vetëm me koronavirus, ka qenë 9 qershori, para se të fillonte vala e dytë e infeksioneve. Melburni, në verë, është bërë epiqendër e valës së dytë të koronavirusit, me raste ditore që arrinin në mbi 700 në muajin gusht. Në përgjithësi, Australia – me 25 milionë banorë – ka qenë relativisht e suksesshme në kontrollimin e përhapjes së koronavirusit. Ajo ka regjistruar rreth 27,500 raste në total dhe 905 viktima.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...