Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Dendias akuza Turqisë nga Tirana: Shkel çdo kriter të BE, ndaloni eksportin e armëve drejt saj

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, gjatës vizitës së tij në Tiranë, ka folur edhe për Turqinë.

Duke bërë një paralelizëm, Dendias tha se, ndryshe nga Shqipëria, Turqia po ecën në drejtim të kundërt me BE. Kryediplomati grek shtoi se i ka kërkuar Unionit që të marrë masa, përfshirë këtu edhe transportin e materialeve ushtarake sepse sipas tij, po destabilizojnë rajonin.

“Turqia po shkel kriteret themeltare të BE, nga ana politike dhe ekonomike, i kemi dërguar një letër z.Borrell duke theksuar se Turqia po shkel Unionin doganor, dhe duhet të shqyrtohet marrja e masave. Kam vendosur këtë çështje me keqardhje që Komisioni të evidentojë të gjitha shkeljet deri në tërheqjen e Unionit doganor, si një ide e qartë për sjelljen e Turqisë.

Kam theksuar dhe te homologët europianë veprimet e fundit që janë shqetësuese në Mesdheun Lindor dhe kam theksuar nevojën që të ndalohet eksporti i materialeve ushtarake përkundrejt Turqisë sepse këto materiale përdoren për veprime që destabilizojnë rajonin tonë. Duhet të kemi një të ardhme paqësore dhe për këtë jam në Tiranë”, tha Dendias.

Pas këtyre komenteve të kryediplomatit grek për Turqinë, Rama njoftoi mbylljen e konferencës duke përshëndetur në tre gjuhë: Efkaristo, Ejvallah dhe Faleminderit! 

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...