Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Deputetët do të diskutojnë për vendimet për gjendje të jashtëzakonshme nga presidenti

Shkup, 30 shtator – Zhurnal.mk – Propozimi i vendimeve për përcaktim të ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme të miratuar nga presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, të publikuar në Gazetë zyrtare të RMV-së, janë në rendin e ditës të mbledhjes së sotme të Kuvendit.

Deputetët do të diskutojnë rreth Propozimi të Vendimit për konfirmim të Vendimit për përcaktimit të ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme numër 08-526/2, miratuar nga presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut më 18 mars 2020, ndërsa publikuar në Gazetën zyrtare të RMV-së numër 68 prej 18 marsit të vitit 2020.

Në rend dite janë edhe Propozimi i Vendimit për konfirmim të Vendimit për përcaktim të ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme numër 08-607/2, miratuar nga presidenti i RMV-së më 16 prill 2020, ndërkaq publikuar në Gazetën zyrtare të RMV-së numër 104 të 17 prillit 2020, Propozim Vendimi për konfirmim të Vendimit për përcaktim të ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme numër 08-682/2, miratuar nga presidenti i RMV-së më 16 maj 2020, ndërkaq publikuar në Gazetën zyrtare të RMV-së numër 127 më 17 maj 2020, si dhe për Propozim të Vendimit për konfirmim të Vendimit për konfirmim të Vendimit për përcaktim të ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme numër 08-729/2, miratuar nga presidenti i RMV-së më 30 maj 2020, ndërkaq publikuar në Gazetën zyrtare të RMV-së numër 142 më 31 maj 2020.

Para deputetëve, siç është paralajmëruar, është edhe Propozimi i Vendimit për konfirmim të Vendimit për përcaktim të ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme numër 08-777/2, miratuar nga presidenti i RMV-së më 15 qershor 2020, ndërsa publikuar në Gazetën zyrtare të RMV-së numër 159 më 15 qershor 2020.

Siç është paralajmëruar, në agjendë janë edhe Propozim – vendimi për themelim të delegacioneve, grupeve të deputetëve dhe formave të tjera të realizimit të bashkëpunimit ndërkombëtar të Kuvendit të RMV-së, parashtruar nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Në mbledhjen e sotme është edhe Propozim – vendimi për ndryshim të Vendimit për themelim të delegacioneve të Kuvendit të RMV-së në Komitetin parlamentar për stabilizim dhe asociim dhe Informata për gjendjet me sektorin e përpunuesve të rrushit në vitin 2020.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...