Agjencia Zhurnal.KS
Kuriozitete

Derisa kamioni i mbeturinave po merrte kontejnerin në Nju Jork, e pësoi gruaja e moshuar që ishte ulur afër

Një incident që ka ndodhur në korrik në Rochester të Nju Jorkut është bërë sërish sensacion në internet, kjo për faktin se kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur kamioni që transportonte mbeturinat derisa e kap kontejnerin, së bashku me të e merr edhe ulësen në të cilën gjendej një grua e moshuar.

Ajo shihet se si fillimisht qëndron e qetë e ulur duke pritur transportin publik, kur kamioni i mbeturinave afrohet për të marrë kontejnerin e mbushur me mbeturina, transmeton Telegrafi.

E derisa po e kapte kontejnerin, së bashku me të ngritet në ajër edhe ulësja në të cilën qëndronte gruaja e moshuar, e cila fluturon për disa metra dhe përfundon e përplasur me fytyrë në asfalt.

Pasi e kuptuan se çfarë ndodhi, punëtorët e pastrimit vrapuan menjëherë për ta ngritur në këmbë gruan e moshuar, e cila mbeti e habitur dhe ende nuk e dinte se çfarë në të vërtetë ndodhi.

Postime të ngjashme

Zgjidhni një flutur dhe zbuloni anët e fshehura të personalitetit tuaj

S.B.

Nusja e bllokuar nga përmbytjet në Australi dërgohet me helikopter në dasmë

S.B.

Një “Rapunzel” në jetën reale, nuk i shkurtoi flokët për 17 vjet

admin

Ja si do të duket qyteti i parë në Mars!

admin

Inskenoi rrëmbimin për të mos shkuar në punë, nuk ia mori mendja se do t’i kushtojë shtrenjtë – policia në Arizona zbuloi të vërtetën

S.B.

Burri nuk arriti të hapte parashutën, instruktori e filmoi atë duke e shpëtuar

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...