Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Dëshmitari në “Titanik”: Mbi 500 persona kanë donuar mjete për VMRO-DPMNE-në në Kërçovë

Shkup, 22 shtator, zhurnal.mk – Nga vitet e 90-ta jamë anëtar i VMRO-DPMNE-së, dhe çdoherë kam donuar të holla në parti, deklaroi dëshmitari Naqo Nikollovski nga Kërçova, në rastin “Titanik”, duke potencuar se këtë e ka bërë në komitetin komunal të VMRO-DPMNE-së në Kërçovë, por jo në bankë, transmeton Zhurnal.

“Asnjëherë nuk kam paguar në bankë në emër të partisë, mirëpo çdo muaj kam donuar në shtabin e VMRO-DPMNE-së në Kërçovë. Shuma më e madhe që kam donuar është 20 mijë denar në vitin 2011 para zgjedhjeve, ndërsa para asaj kam paguar antarësim nga 2 deri 3 mijë denarë. Deri në momentin kur isha i ftuar nga PSP, nuk e kam ditur që në emër tim është paguar shumë prej 60 mijë denarë. Fletpagesën e pash gjatë marrjes në pyetje dhe nënshkrimi nuk ishte i imi”, tha dëshmitari Nikollovski.

Në pyetjen e të akuzuarit Ilija DImovski, nëse numri i personave që kanë paguar antarësim ka tejkaluar numrin 500, ai potencoi se numri ka qenë më i madh dhe se komiteti komunal VMRO-DPMNE-Kërçovë, më pas paratë i kanë paguar në bankë në emër të partisë.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...