Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Detaje nga vdekja e vullnetarit që mori vaksinën, Universiteti i Oksfordit

Detaje të reja kanë dalë për ngjarjen që ngriti më shumë ankthin në botë, ku një vullnetar në Brazil humbi jetën pasi i ishte nënshtruar vaksinës së koronavirusit.

Sipas raportimeve, doktori brazilian që vdiq me Covid-19, pasi i ishte bashkuar vullnetarisht testimit të vaksinës së AstraZeneca dhe Universitetit të Oksfordit, nuk ishte pjesë e grupit eksperimental që mori vaksinën.

Doktori 28-vjeçari João Pedro R. Feitosa raportohet të ketë humbur jetën si pasojë e komplikacioneve nga virusi, më 15 tetor.

Gazeta Globo dhe agjencia Bloomberg shtojnë se ai ishte në grupin e kontrollit dhe mori një placebo në vend të vaksinës që po testohet. Që prej marsit, ai trajtonte pacientët me koronavirus në dy spitale të Rio-s.

Universiteti i Oksfordit reagoi, menjëherë, pas këtij rasti duke thënë se testimet do të vazhdojë edhe pas vdekjes së vullnetarit, duke shtuar se një hetim i pavarur nuk kishte zbuluar ndonjë gjë shqetësim për sigurinë.

“Pas vlerësimit të kujdesshëm të kësaj çështje në Brazil, nuk ka pasur shqetësime në lidhje me sigurinë e provës klinike dhe hetimi i pavarur, përveç rregullatorit brazilian kanë rekomanduar që testimi të vazhdojë”, thuhet në komunikatë.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...