Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Dimitrov: BE-ja me sjelljen ndaj Maqedonisë së Veriut do të tregojë nëse është bashkësi e vlerave dhe parimeve

Shkup, 20 tetor, zhurnal.mk – Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov mbajti takim – video konferencë me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Maqedononë e Veriut. Me iniciativë të ambasadorit dhe Shef i Delegacionit të BE-së Dejvid Gir, takimi u mbajt me rastin i marrjes së Raportit të fundit të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe pakoja për zgjerim.

“2020 është vit i sfidave, si në planin global ashtu edhe brenda, por njëkohësisht edhe vit i cili shënoi shumë kthesa të rëndësishme kur bëhet fjalë për prioritetet strategjike të Maqedonisë së Veriut. Dritë jeshile për hapjen e negociatave aderuese deri në mart të këtij viti, së bashku me anëtarësim në NATO Aleancën janë sukseset historike të Qeverisë dhe të qytetarëve. Shpresojmë që suksesi i përbashkët do të kompletohet me miratimin e kornizës Negociuese dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndër-qeveritare deri në fund të këtij viti”, theksoi Dimitrov.

Duke iu referuar gjetjeve të Raportit, ZKQ Dimitrov theksoi se i njëjti paraqet vlerësim objektiv dhe gjithëpërfshirës të suksesit tonë, duke i identifikuar fushat në të cilat duhet ti fokusojmë aktivitetet reformuese, me theks të veçantë të fushat prioritare lidhur me klastrin e parë – themelet.

Lidhur me sfidat me të cilat Maqedonia e Veriut ballafaqohet nën dritën e mbajtjes së Konferencës së parë ndër-qeveritare, zëvendëskryeministri Dimitrov theksoi: “Se si Bashkimi Evropian do ti qaset drejt kësaj çështje – të drejtën e popullit maqedonas në vetëvendosje – do të ndikoj në atë se edhe më tej a do të vazhdojmë që Unionin ta shohim si bashkësi e vlerave dhe parimeve”.

Ai informoi edhe për masat që Qeveria i morri për përmirësimin e IPA strukturës, respektivisht për kapacitete e absorbimit të fondeve të BE-së.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...