Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Dimitrov – Bregu: Vendet nga Ballkani perëndimor duhet të jenë bartës të vendimeve dhe përgjegjësisë

Shkup, 21 shtator – Zhurnal.mk – Zëvendës kryetari i Qeverisë, i obliguar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov sot realizoi takim me sekretaren e përgjithshme të Këshillit Rajonal për Bashkëpunim (KRB), Majlinda Bregu, e cila qëndron për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut.

Siç kumtoi SÇE, në takimin u bisedua për planin e aktiviteteve të Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, me theks në prioritetet gjatë periudhës së ardhshme, të cilat janë në drejtim të lehtësimit, promovimit dhe avancimit të bashkëpunimit rajonal, e janë me qëllim të evropeizimit të rajonit.

Zëvendës kryeministri Dimitrov theksoi se në periudhën që vijon, Qeveria mbetet e përkushtuar në agjendën evropiane në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore, me fokus në bashkëpunimin rajonal, segment jashtëzakonisht i rëndësishëm për procesin e evropeizimit të rajonit.

“Që bashkëpunimi rajonal të jetë i suksesshëm, vendet nga Ballkani Perëndimor duhet të jenë bartës të vendimeve dhe të përgjegjësisë. Angazhimi i përbashkët me Këshillin Rajonal për Bashkëpunim për zvogëlimin e heqjes përfundimtare të roamingut në vendet e Ballkanit Perëndimor do të jetë një nga beneficionet e drejtpërdrejta për qytetarët e rajonit”, porositi Dimitrov.

Bashkëbiseduesit e potencuan rëndësinë për lidhje të papenguar të rajonit në disa sfera, që posaçërisht erdhi në shprehje me kufizimet e shkaktuara nga pandemia. Janë shqyrtuar edhe planet për zbatimin e aktiviteteve të planifikuara të KRB-së për bashkëpunim të thelluar në sferën e vetme ekonomike në rajon, të bazuar në katër liritë e BE-së dhe Agjencës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...