Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Dimitrov – Romeo: Italia jep mbështetje të vazhdueshme për Maqedoninë e Veriut

Shkup, 11 shtator – Zhurnal.mk – Zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrovi sot pat takim lamtumirës me ambasadorin italian në largim, Karlo Romeon, në të cilin ishte shprehur kënaqësi nga zhvillimi i deritanishëm i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis të dyja vendeve.

Në këtë rast, siç kumtoi Kabineti i tij, zëvendëskryeministri Dimitrovi shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme politike dhe ekonomike të Italisë, e cila është një mbështetëse e madhe për politikën e zgjerimit t Bashkimit Evropian.

Bashkëbiseduesit konstatuan se udhëzuesi primar i Qeverisë së re duhet të jetë kursi euroatlantik dhe parimet e reformave të cilat ai i nënkupton, në funksion të zhvillimit të mëtejshëm demokratik dhe ekonomik të shtetit dhe integrimit të tij të plotë në BE.

“Ata biseduan edhe për gjendjen e brendshme politike aktuale në të dyja vendet, me theks në aktivitetet e qeverive për përballje me pandeminë dhe në këtë kontekst, përpjekjet për uljen e pasojave socio-ekonomike”, shtohet në kumtesë.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...